• Albanian Roots

Presidenti Grek Çamët jan kriminel! - NUK rreagon Shqipëria!

Presidenti Grek Pavlopulos "Çamët jan kriminelë"- NUK rreagon Shqipëria!


"Çamët kriminelë!" Idrizi: Pavlopulos po sillet si trashëgimtari direkt i Napoleon Zervës


Kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi komenton deklaratat e presidentit grek  Prokopis Pavlopulos i cili u quajti” kriminelë çamët” .


Në studion e Ora News me gazetaren Beti Njuma, Idrizi tha se Pavlopulos po sillet si trashëgimtari direkt i Napoleon Zervës.


Shpetim Idrizi për Ora News: “Presidenti grek për shkak të pozicionit që ka duhej të ishte më i maturi nga politika greke, por në mënyrë të përsëritur sillet si përfaqësues më i mirë i qarqeve më ultranacionaliste greke, si trashëgimtari direkt i Napolon Zerbës, i cili bëri genocidin shqiptar të Çamërisë.


Më bën përshtypje që këtë deklaratë e bën nga Konica duke evokuar 106 vjetorin që përkon me 1913. Pra është kthyer në kohën kur Çamëria, Follorina, Kosturi  pushtuan nga Greqia. Duke na kthyer remineshencat e shekullit të kaluar ku padrejtësitë e mëdha historike nuk mund të jenë pika kujtese për presidentin e Greqisë.  


Shqiptarët e Çamërisë sa i takon fundit të Luftës së Dytë Botërore janë shumë krenarë për kontributin që kanë dhënë . Kanë qenë 1000 partizanë çamë të inkuadruar me  batalionin Ali Demi dhe 1000 të tjerë në tokën shqiptare në batalionin Çamëria

Po përse nuk reagon ministria e Jashtme?


Për Ora News Idrizi thotë se presidenti grek është trimëruar për shkak të qëndrimit servil që politika shqiptare tregon karshi Greqisë.


Shpëtim Idrizi për Ora News: Ky po tenton të interferojë në zgjedhjet e ardhshme elektorale në Greqi. Ai është trimëruar në arrogancën e vet për shkak të qëndrimit që po mban politika shqiptare e cila në mënyrë të përsëritur është treguar servile karshi Greqisë, e mbi të gjithë karshi çështjes çame. Për një kohë të gjatë u diskutua për një marrëveshje me Greqinë për cështje en-block dhe në fund përfunduam me disa lëshime shumë të mëdha nga qeveria shqiptare karshi palë greke, kam parasysh varrezat e ushtarëve grekë në shkëmbim  nuk u kërkua një varrezë për shqiptarët e Çamërisë, apo koncesion shumë i madh që ishte ligji për minoritetet ku për herë të parë Shqipëria del me 9 minoritete. Apo marrëveshja e turpshme me toponimet. Në shkëmbim nuk morëm as heqjen e ligjit të luftës por morëm vetëm vulën apostile.


Prandaj ka nevojë që politika shqiptare të kuptojë se çështja e shqiptarëve të çamërisë janë në radhë të parë cështje dinjiteti dhe reciprociteti. Acarimi i tij të bën përshtypje se ai e kupton se çështja e shqiptarëve të çamërisë apo të drejta te shqiptarëve në Greqi janë çështje kohë. Ju kujtoj që pas 20 vitesh pranuan të bënin marrëveshjen e Prespës me Maqedoninë. Është çështje kohe dhe për shqiptarët e çamërisë. Madje “jam i kënaqur” për reagimin e presidentit të Greqisë i cili flet për çështjen came e cila duhet zgjidhur me reciprocitet mes dy vendeve ndërkohë që para disa vitesh nuk flite."




Kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi komenton deklaratat e presidentit grek  Prokopis Pavlopulos i cili u quajti” kriminelë çamët” .


0 views
  • Black Facebook Icon
  • Black Twitter Icon
  • Black Instagram Icon

Albanian Roots is a nonprofit, tax-exempt charitable organization under Section 501(c)(3) of the Internal Revenue Code. Donations are tax-deductible as allowed by law.

Connect with us
  • Facebook Social Icon
  • YouTube Social  Icon
  • Twitter Social Icon
  • Instagram Social Icon
  • LinkedIn Social Icon
Contact Us

2744 Hylan Blvd Suite#513, Staten Island, NY 10306

© 2023 by End Hunger. Proudly created with Wix.com

This site was designed with the
.com
website builder. Create your website today.
Start Now