• Albanian Roots

Përse Organizata Albanian Roots - Rrënjët Shqiptare nuk merr pjesë në "Samitin e Diaspores".

Përse Organizata Shqiptaro – Amerikane Albanian Roots - Rrënjët Shqiptare nuk merr pjesë në "Samitin e Diaspores".

Organizata Rrënjët Shqiptare - Albanian Roots është një nga organizatat më vitale të komunitetit shqiptaro – amerikan e cila prej vitesh organizon të vetmen paradë shqiptare në Nju Jork, kushtuar traditës, kulturës dhe vlerave tona kombëtare.

Natyrisht ne jemi të interesuar të komunikojmë me qeveritë shqiptare, pasi mendojmë se bashkëpunime të tilla ndihmojnë në përmbushjen e qëllimeve të përbashkëta. Për këtë arsye në vitin 2018, me rastin e organizmit të paradës vjetore të rradhës I bëmë ftesë Ministrit të Diasporës z. Pandeli Majko të merrte pjesë në paradën tonë, e cila i kushtohej atë vit UCK-së dhe dëshmorëve të rënë dhe për arsyen se z. Majko ka qenë kryeministër gjatë periudhës së luftës së Kosovës. Ndonëse Ministri kishte shëtitur më përpara në SHBA dhe ishte takuar me shumë shoqata të tjera, por jo me Rrënjët Shqiptare, sërish u nisëm nga dëshira e mirë që ta prezantonim me punën tonë dhe me dëshirën e komunitetit për të fuqizuar sa më shumë paradën shqiptare.

Pas kontakteve me zyrën e Ministrit mësuam se ai ndodhej jashtë Shqipërisë dhe se do të njihej me ftesën tonë pas kthimit të tij. Z. Majko u njoh me ftesën dhe e pranoi atë, si edhe në kërkoi përmbledhjen e aktivitetit që ta postonte në rrjetet sociale, gjë të cilën ne ia dërguam menjëherë. Ndërkohë na u kërkua se cfarë shpenzimesh mbulonte organizata jonë për Ministrin pasi Ministria e Diasporës nuk mbulon shpenzimet.

Përgjigja jonë ishte se ne nuk mbulojmë shpenzimet e qeveritarëve shqiptarë, e si rezultat I kësaj Ministri Pandeli Majko nuk mori pjesë në një nga aktivitetet më të mëdha të diasporës shqiptare në SHBA.

Tani kemi disa pyetje dhe konkluzione:

Cfarë përfitojmë Ne, si pjesë e diasporës, të marrim pjesë në këtë “Samit” kur "Ministria e Diaspores" i kërkon diasporës të mbulojë shpenzimet për vizitat e Ministrit, ndërkohë që për një aktivitet të shkurtër në Tiranë kjo ministri harxhon rreth 700,000 USD (ku nuk përfshihen biletat e pjesëmarrësve dhe qëndrimi i tyre).

Diaspora shqiptare me dekada të tëra dhe sidomos dekadat e fundit ka mbështetur kulturën dhe arsimin kombëtar, ka qenë në ballë të shqetësimeve kombëtare dhe problematikave të tjera, dhe e bëjmë sepse e ndjejmë si detyrë. Por Diaspora nuk ka për detyrë të mbulojë shpenzimet e Kryeministrit dhe Ministrit të tij. E kundërta është e vërtetë: Ministria e ka per detyrë të mbështesë diasporen dhe komunitetet Shqiptare, pasi është detyrë e saj kushtetuese kujdesi për shqiptarët kudo në botë.

Kur Ministria e Diasporës nuk është funksionale, cfarë mund të pritet nga Samiti i Diasporës? Cfarë është bërë dhe cfarë nismash ka pasur ndërmjet këtyre dy samiteve, që vërtet ne ta ndjejmë ndryshimin?

Sot shkollat shqipe në diasporë vazhdojnë të sigurojnë mjetet mësimore dhe kuadrin pedagogjik mbi baza vullnetare sepse nuk ka një ndihmë të institucionalizuar nga shtei amë. Dhe së fundi, por e rëndësishme: Samiti duhet të mblidhet kur I duhet kombit jo kur I duhet qeverisë, që gjithmonë koincidon përpara zgjedhjeve! Diaspora kërkon zhvillimin e vendit dhe jo zhvillimin e partive politike!

Respekti më i madh për Diasporën është dhënia e të drejtës së votës, një e drejtë themelore, të cilën qeveria Akoma nuk e ka realizuar.




1,311 views
  • Black Facebook Icon
  • Black Twitter Icon
  • Black Instagram Icon

Albanian Roots is a nonprofit, tax-exempt charitable organization under Section 501(c)(3) of the Internal Revenue Code. Donations are tax-deductible as allowed by law.

Connect with us
  • Facebook Social Icon
  • YouTube Social  Icon
  • Twitter Social Icon
  • Instagram Social Icon
  • LinkedIn Social Icon
Contact Us

2744 Hylan Blvd Suite#513, Staten Island, NY 10306

© 2023 by End Hunger. Proudly created with Wix.com

This site was designed with the
.com
website builder. Create your website today.
Start Now